spot_img

Presidenti i FFK-së pret në takim legjendat e futbollit kosovar

spot_img

Presidenti i federatës së futbollit të Kosovës Agim Ademi sot në zyrat e kësaj federate ka pritur në një takim ish futbollistët të gjeneratës së artë të KF Prishtina, Fadil dhe Xhevdet Muriqi, si dhe bashkëlojtarin e tyre , Sahit Kelmendi.

Ky është është statusi i tij.

Sot pata kënaqësinë t’i mirëpres në zyrën time legjendat e futbollit kosovar – vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, si dhe bashkëlojtarin e tyre të gjeneratës së artë të KF Prishtina, Sahit Kelmendi.
Vëllezërve Muriqi u shpreha mirëseardhje dhe pushime të këndshme në Kosovë, derisa së bashku evokuam kujtime të shkëlqyera nga karriera e tyre.
Gjatë këtij takimi i njoftova vëllezërit Muriqi me zhvillimet dhe projektet e fundit të Federatës së Futbollit të Kosovës, si dhe me rritjen e futbollit në nivelin e klubeve dhe ecurinë e ekipeve tona kombëtare.
Vëllezërit Muriqi shprehën mirënjohjen e tyre për të arriturat e futbollit kosovar, teksa vlerësuan punën dhe përpjekjet tona për të ngritur futbollin në një dimension tjetër.
Ata theksuan se i ndjekin me vëmendje paraqitjet e Kombëtares së Kosovës e të klubeve tona në arenën ndërkombëtare dhe i gëzohen çdo suksesi të tyre.
Ishte kënaqësi të ritakoja dhe të ndaja momente të tilla me Fadilin, Xhevdetin e Sahitin, të cilët kanë dhënë shumë për futbollin kosovar dhe kanë lënë gjurmë të thella në historinë e tij, teksa në shenjë respekti u dhurova nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës.
#BashkëPërFutbollin

NGJARJE TË TJERA

spot_img