Greqia, Qiproja dhe Turqia Perëndimore po përgatiten për nxehtësi ekstreme këtë fundjavë. Në kryeqytetin grek të Athinës temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius që nesër.
Ministria e Kulturës ka urdhëruar administratorët e zonave arkeologjike si Akropoli të mbyllin përkohësisht atraksionet turistike të njohura për disa orë nëse bën shumë nxehtë. Biletat e blera tashmë do të kthehen mbrapsht.
Shumë komuna në Greqi dhe Qipro mbajnë pavionët me ajër të kondicionuar të hapura për njerëzit që të kërkojnë strehim atje.
Punëtorëve u kërkohet të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur dhe punëdhënësit kanë kërkuar të lejojnë orë fleksibël për të ndihmuar njerëzit të shmangin vapën e mesditës.
Autoritetet thanë se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet të moshuarve, të sëmurëve dhe fëmijëve të vegjël. Gjithashtu, kafshët shtëpiake dhe endacakët nuk duhet të harrohen, pasi edhe atyre u duhet t’u sigurohet ujë i mjaftueshëm.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes Civile e Greqisë ka paralajmëruar se ka një rrezik të shtuar për zjarre në shkallë të gjerë, pasi vala e të nxehtit shoqërohet me një thatësirë të madhe dhe nga e hëna e në vazhdim priten erëra të forta në shumë pjesë të vendit.