Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, muaj më parë ka kurorëzuar dashurinë e tij me bukuroshen Ermira Shkodra.
Çifti e bën të ditur celebrimin e trye vetëm përmes fotografive në rrjetet sociale, duke mos treguar detaje të hollësishme nëse ishte zhvilluar ndonjë ceremoni familjare.
Megjithatë, fansat e reperit kanë pasur mundësinë që së fundmi ta shohin për herë të parë nuse partneren e Gold AG.
Ermira, e cila me profesion është doktoreshë estetike ka pozuar së fundmi me duvak në kokë në tudion e grimeres së njohur, Sellma Kasumoviç.
Ka qenë kjo e fundit, ajo e cila në një fotografi të saj të shpërndarë në InstaStory, ka treguar punën e bërë për zbukurimin e nuses së Gold AG.
Ndërkohë edhe Gold AG publikoi një fotografi nga studioja në fjalë, me çka ka lënë të kuptohet se çifti po realizojnë një set fotografik për dasmën.
Nuk dihet nëse në të njëjtën kohë Gold AG dhe Ermira kanë vendosur të realizojnë edhe ndonjë aheng për martesën e tyre.