Ballkani dhe Larne do të përballen në raundin e dytë kualifikues të Conference League.Skuadra kosovare u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe misionin e saj do ta vazhdojë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm për klube.
Ndeshja do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45, kurse do të gjykohet nga gjyqtari Denys Shurman.
Njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm të kësaj skuadre, Meriton Korenica tha për ‘GazetaBlic’ se kjo ndeshje do të jetë e vështirë, por që janë të përgatitur për të dhënë më të mirën.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë duke ditur që në këto gara nuk ka ndeshje të lehta, ne po përgatitemi sa më shumë që të japim maksimumin dhe të ecim përpara.“Nuk dua të flas për grupet sepse është herët, ka ende shumë ndeshje deri atje, duhet të merremi me kundërshtarin e radhës“, tha Korenica.