spot_img

Veteranët e Kosovës triumfues i trofeut “Fadil Vokrri”

spot_img

Veteranët e Kombëtares së Kosovës e kanë fituar trofeun “Fadil Vokrri”, pasi në turneun tradicional për nder të ditëlindjes së Legjendës kanë shënuar fitore në përballje me veteranët e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, me rezultat 2:1.

Golat për Kosovën i shënuan Sheremet Isufi në pjesën e parë dhe Robert Gjeraj në pjesën e dytë. Ndërkaq, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Artim Shaqiri, në fund të ndeshjes.

Paraprakisht u zhvillua ndeshja ndërmjet veteranëve të KF Llapit dhe veteranëve të KF Prishtina, skuadra në të cilat ka luajtur Fadil Vokrri, ndeshje e cila u mbyll baras 3:3. Për Llapin shënuan Berat Berisha, Rrahim Kaçanolli dhe Liridon Kukaj autogol, derisa për Prishtinën shënuan Debatik Curri, Liridon Kukaj dhe Liridon Leci. Ky turne tradicional u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali nën patronatin e FFK-së, në organizim të Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës dhe tifo-grupit “Dardanët”.

Në fund trofeun “Fadil Vokrri” për kapitenin e Kosovës, Luan Tabaku e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi, derisa me trofe u nderuan edhe mysafirët, të cilin e pranoi Artim Shaqiri.

NGJARJE TË TJERA

spot_img