Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë ka krijuar paqartësi rreth së ardhmes së qeverisë së re, duke rritur spektrin për një bllokadë politike.
Lideri i Partisë Popullore, Alberto Nunez Feijoo, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme, por që nuk mund ta krijojë shumicën, edhe me mbështetjen e së djathtës ekstreme, raporton Euronews, përcjell KlanKosova.tv.
Brohoritjet në kampin rival socialist ishin po aq të zhurmshme sa kryeministri socialist Pedro Sanchez, deklaroi: “Blloku reaksionar ka dështuar”.
Negociatat do të nisin tani si tentativë për formimin e qeverisë së re në mënyrë që të shmangen zgjedhje të tjera.
Blloku i djathtë që pritej të fitonte ka siguruar vetëm 169 ulëse, derisa blloku i majtë ka fituar 153 ulëse në parlament, kështu që të dyja palët nuk kanë mundur ta sigurojnë shumicën.