spot_img

Yjet e Ballkanit – Rrahmani, Korenica, Emërllahu dhe Gripshi kërkohen nga klube evropiane

spot_img

Kampioni i Kosovës, Ballkani, mund të mbetet pa katër futbollistë të ekipit bazë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

Rruga e përbashkët e Albion Rrahmanit, Meriton Korenicës, Lindon Emërllahuut dhe Nazmi Gripshit me Ballkanin mund të përfundojë gjatë kësaj vere. Katër lojtarët po kërkohen nga klube të ndryshme të Evropës.

Për Rrahmanin dhe Lindon Emërllahun interesim ka shprehur kampioni bullgar, Ludogoretsi. Ballkani e Ludogoretsi janë takuar në raundin e parë kualifikues të Championsit.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka konfirmuar interesim për katër lojtarët. Ai nuk përjashton mundësinë që gjatë paraqitjes së Ballkanit në ndeshjet e ardhme në Ligën e Konferencës të ketë interesim edhe për ndonjë lojtar tjetër.

Daja nuk mohoi interesimin e Ludogoretsit për Rrahmanin. Skuadra bullgare, sipas trajnerit Daja, është interesuar edhe për Emërllahun.

“Janë disa lojtarë që janë në fokusin e klubeve evropiane. Jo vetëm Ludogoretsi, por edhe disa klube të tjera. Për një vit e gjysmë kemi fituar dy tituj të kampionit dhe kemi bërë shitjen e parë të Ermal Krasniqit si klub. Si klub presim përfitime të tjera nga Krasniqi. Por janë edhe tre apo katër lojtarë të tjerë që janë në radarin e klubeve evropiane. Është edhe Korenica që është këtu me mua. Rrahmani po ashtu, i cili ka qenë golashënuesi më i mirë i Superligës. Emërllahu, të cilit pas ndeshjes shumë drejtues të Ludogoretsit ia kanë dhënë numrin për t’i kontaktuar. Është edhe Gripshi dhe të mos përmendi emra të tjerë. Ne duhet të ndjekim rrugën që krahas suksesit në kampionat, të kemi edhe shitje të lojtarëve për të pasur garanci financiare”, ka thënë Daja në konferencën për media para ndeshjes kundër Larnes.

Interesimin për sulmuesin Rrahmani e pati konfirmuar edhe trajneri i Ludogoretsit, Ivaylo Petev.

Ballkani në janar të këtij viti e shiti Ermal Krasniqin te skuadra rumune, Cluj. E shiti për 200 mijë euro, ndërsa ruajti 15 % të kartonit të Krasniqit. Ai u shit falë paraqitjeve të mira në rrugëtimin e Ballkanit në Evropë në edicionin e kaluar.

Më herët është raportuar se Cluji ka shprehur interesim edhe për Meriton Korenicën. Për Korenicën ka pasur interesim edhe nga Konyaspori, Hatayspori dhe një klub belg.

NGJARJE TË TJERA

spot_img