FC Ballkani do ta luajë sot ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Conference League.
Klubi kampion i Kosovës pas eliminimit nga raundi i parë i Ligës së Kampionëve, garat evropianë i vazhdon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Sonte në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 suharekasit e presin ekipin nga Irlanda Veriore, Larne.
Ndeshja e kthimit do të luhet javën tjetër në Irlandën Veriore, teksa sonte Ballkani synon të marrë rezultat pozitiv.
Të përzgjedhurit e Ilir Dajës shihen favorit sonte edhe nga bastoret.