Pas më shumë se disa ditësh negociata, “bavarezët” e Bayern Munich kanë rënë dakord me arabët e Al-Nassr, për transferimin e “yllit” senegalez të sulmit, Sadio Mane, edhe pse ky i fundit ende nuk ka mbushur vitin në “Allianz Arena”.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, klubet kanë arritur një marrëveshje verbale me njëra-tjetrën, teksa mësohet se Bayern do të marrë plot 40 milionë euro për kartonin e Mane dhe ky i fundit do të paguhet po aq në sezon.
Ndërkaq, kujtojmë se në 38 përballjet e realizuara me “bavarezët” sezonin e shkuar, Mane arriti të shënojë vetëm 12 gola, si dhe të dhurojë 6 asistime për shokët e tij të skuadrës, duke mos arritur dot të ambjentohet në kampionatin gjerman.