UEFA e ka përjashtuar Juventusin nga garat evropiane për një vit.
Skuadra italiane nuk do të garojë në UEFA Conference League, për shkak të shkeljes së “Fair Play-it” financiar.
“Zonja e vjetër” mbeti pa një vend në Conference League dhe në vend të tij do të luajë Fiorentina, e cila ishte e teta në tabelën e Serisë A.
Përveç kësaj, Juventusi do të duhet të paguajë një gjobë financiare prej 20 milionë eurosh, nga të cilat 10 milionë janë dënim me kusht, në varësi të rezultateve të raporteve financiare.
Kështu Juventusi u ndëshkua sërish në mënyrë drastike pasi iu hoqën pikë sezonin e kaluar 10 pikë në rastin e “fitimit kapital”, prandaj mbetën pa vend në Champions League.
Lajmi i mirë është se dënimi është vetëm për një vit, kështu që ata do të mund të rikthehen në garat evropiane sezonin e ardhshëm nëse renditen mirë në kampionat.