spot_img

Berat Buzhala: Albin Kurti është në zemër diktator

spot_img

Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vendimin e djeshëm të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, për heqjen e licencës së televizionit ‘Klan Kosova’ deri në një vendim tjetër të Gjykatës.

Buzhala përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar reagimin e Kurtit i cili u publikua në gjuhë angleze në rrjetin social Twitter, duke thënë se kështu e sheh e gjithë bota demokratike se “çfarë personi të rrezikshëm kanë përkrahur për kryeministër të Kosovës”.

“Kryeministri Kurti kish reagu anglisht ne Twitter per mbylljen e Klan Kosoves. Shume mire qe kish reagu anglisht. Le ta sheh krejt bota demokratike se cfare personi te rrezikshem e kane perkrahe per kryeminister te Kosoves. Ky ne zemer eshte diktator. Sigurisht nuk i ka kushtet edhe me tutje. Paramendojeni, argumenti kryesor i tij ne favor te mbylljes se Klanit dhe qe ky akt nuk e cenon lirine e shprehjes ishte se ne Kosove jane te regjistrume edhe 400 e kusur media tjera, demek ketu po lulezojne mediat. Fjalen e ka per media te llojit: Zeri i Çabiqit, Gazeta e Lire e Obrise etj”, shkroi ai.

Kryeministri Kurti kish reagu anglisht ne Twitter per mbylljen e Klan Kosoves. Shume mire qe kish reagu anglisht. Le ta…
Posted by Berat Buzhala on Saturday, July 29, 2023

Ndryshe, përmes një serie cicërimash në Twitter, kryeministri Kurti, është shprehur se aplikimi i ligjit kundër “biznesmenëve të fuqishëm…në asnjë mënyrë nuk përbën sulm mbi lirinë e medias”.

Tutje ka shtuar edhe se shtrirja e ligjit kundrejt “një shkelësi… nuk bën asgjë për të kërcënuar pluralizmin e medias”.

“Në demokraci, organet e autorizuara për të vendosur një gjë të tillë nuk janë në Zyrë të Kryeministrit. Sidoqoftë, këto organe kanë mbështetjet e plot të Zyrës sonë për të kryer detyrat e tyre, përvballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur në linjë kundër tyre”.

Kurti operimin e Klan Kosovës e quan “sulm ndaj demokracisë tonë kur biznesmenë të fortë thejnë ligjin për përfitime financiare”.

“Të shtrish sundimin e ligjit kundër shkeljeve të njerëzve të tillë – në asnjë mënyrë – nuk përbën sulm mbi lirinë e medias”, ka përfunduar ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img