Kosova ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Zvicrës sot në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.
“Dardanët” triumfuan 72:76 në ndeshjen dramatike e cila u zhvillua në Zvicër.
Helvetikët ishin vazhdimisht në avantazh, por basketbollistët kosovarë treguan forcë më të madhe në çerekun e fundit, për të fituar në fund.
Kësisoj, tani Kosova ka dy fitore ndaj Zvicrës dhe një humbje ndaj Danimarkës.
Më 5 gusht, “Dardanët” e presin në Prizren ekipin danez për duelin e fundit të këtyre kualifikimeve.