Me rastin pesëvjetorit e të shkuarjes në amshim të regjisorit të mirënjohur, profesorit universitar, Bekim Lumi, organizohet manifestim përkujtues ’Dita e Bekim Lumit’.
Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar për dy dekada, ishte një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën e 30-të korrikut të vitit 2018, kur ai vdiq.
Gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor.
Mes të tjerash ai ishte edhe studiues e krijues, duke zbërthyer aspektet konceptuale regjisoriale, në dhjetë shfaqjet e tij. Në ‘Dita e Bekim Lumit, do të flitet për estetikën e lojës, do të flitet dhe do të luhet muzika nga shfaqjet e tij.
Më posht e gjeni njoftmin nga këshilli organizativ ‘Dita e Bekim Lumit’:
Më 30 korrik 2023, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00, do të na bashkon kujtimi për regjisorin Bekim Lumi, në pesëvjetorin e shkuarjes së tij në amshim.
Ju ftojmë të vini të dëgjoni panelin e diskutimit në të cilin shpaloset personaliteti i tij krijues duke zbërthyer aspektet e tij konceptuale regjisoriale, sa avangardiste, po aq reformiste për teatrin shqiptar.
Do të flitet për estetikën unike të lojës skenike të regjisorit dhe për zgjedhjet muzikore dhe timbrin e veçantë të saj, të cilën do të na e rikthen kitaristi Dren Suldashi, me një performacë të drejtpërdrejte të muzikës së shfaqjes “Arturo Ui”.
Për më shumë tenori Luan Durmishi do të ekzekutojë në piano për herë të pare vepren e tij rekuiem përkushtuar regjisorit Lumi.
Në ngjarje gjithashtu do të promovohet libri “Loja e Bekim Lumit”, në të cilën mund të gjeni qindra kritika, shqyrtime dhe shënime nga kritikë teatri, gazetarë, publicistë e artdashës vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ejani dhe merrni sërish bekimin “U artësofshi”!