Në një ndeshje miqësore të luajtur mbrëmë në Dallas, Barcelona ka mposhtur Real Madridin me rezultat të lartë 3:0.
Lojtarët e klubit madrilen dërguan 28 goditje në portën e Marc-Andre Ter Stegen, nga të cilat topi goditi pesë herë shtyllat ose traversën, përfshirë një penallti.
‘Është shtë e çuditshme që topi goditi shtyllën pesë herë, nuk mendoj se më ka ndodhur ndonjëherë në karrierën time. Më dukej sikur kishte një mur para portës së Barcelonës’, tha Ancelotti pas ndeshjes.
Kjo është humbja e parë e Realit në përgatitjet amerikane, ku paraprakisht mundi Manchester United 2:0 dhe Milanin 3:2. Barcelona ka humbur ndeshjen e kaluar kundër Arsenalit me rezultat 5:3.