Ballkani do të zhvillojë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Larnes.
Kjo ndeshje i takon raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ballkani është më një këmbë në raundin tjetër, pasi triumfoi 3:0 ndaj kampionit të Irlandës së Veriut në ndeshjen e parë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht, në stadiumin “Solitude”, me fillim prej orës 20:30.
UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, të cilët janë nga Islanda.
Vilhjalmur Thorarinsson është caktuar si gjqytar kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Gylfi Mar Sigurdsson dhe Birkir Sigurdarson.
Ivar Orri Kristjansson do të jetë gjyqtari i katërt.