spot_img

Arabia Saudite i jep leje për dy qentë, mesfushori i Liverpoolit zyrtarizohet te klubi i Benzema

spot_img

Mesfushori brazilian Fabinjo, nga sot është një futbollist i klubit të Al Itihad, pasi ka zgjidhur edhe problemet burokratike të… qenve të tij.

Futbollisti ishte në bisedime prej javësh me klubin saudit dhe kishte gjetur akordin me të për një kontratë trevjeçare duke iu bashkuar emrave si Benzema e Kante në radhët e kësaj skuadre. Dokumentacioni i tij u vonua për shkak burokracish të ndryshme, një nga të cilat ishte edhe çështja e dy bulldogëve të tij francezë, për shkak të të cilëve marrëveshja thuajse dështoi.

Një racë e tillë qensh nuk lejohet në Arabinë Saudite, pasi vlerësohet si e rrezikshme dhe për këtë arsye, Fabinjo nuk mund të merrte me vete në këtë vend qentë e tij. Një situatë që bëri që lojtari të mendonte anulimin e akordit që kishte me Al Itihad.

Por duket se klubi ka siguruar një leje të veçantë për qentë e futbollistit dhe tashmë familja e Fabinjos, përfshirë qentë, mund të jetojë e qetë në vendin arab. Lojtari u prezantua sot zyrtarisht nga klubi, ndërsa do t’i bashkohet në stërvitje ekipit i cili po merr pjesë në Kupën e Kampioneve të Klubeve Arabe.

NGJARJE TË TJERA

spot_img