Skuadra e Ballkanit ka arritur në Belfast të Irlandës së Veriut, ku të enjten e zhvillon duelin kthyes ndaj Larne në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:30, transmeton Klankosova.tv.
Paraprakisht, Ballkani ka njoftuar se sot dhe nesër, do të zhvillojnë dy stërvitje, që futbollistët të adaptohen me klimën dhe terrenin.
Kujtojmë, kampioni i Kosovës, në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka triumfuar me rezultat 3-0.