Gjykata Speciale dy ditë më parë dha njoftimin se ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, shkruan GazetaBlic.
Reagimet ishin të shumta që nga liderët politikë e deri tek qytetarët.
E tani përmes një postimi ka reaguar edhe Endrit Thaçi, djali i presidentit.
Në llogarinë e tij në Instagram, Endriti ka publikuar një fotografi të babait të tij të veshur me uniformën e ushtrisë dhe përkrah tij Kadri Veseli, gjithmonë duke vënë theks te UÇK- ja.