Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve kanë plotësuar edhe kuadrin e skuadrave të cilat shkojnë në Ligën e Evropës për të luajtur turin e tretë të turneut.
Sot janë formuar 5 çifte të skuadrave që janë eliminuar nga Liga e Kampioneve dhe kjo tablo tashmë u intereson ekipeve të Partizanit, Strugës e me shumë mundësi edhe Ballkanit, pasi nga këto del emri i kundërshtarit të mundshëm në play-off.
Sipas rregullores së UEFA-s, 5 skuadrat që dalin nga çiftet e Ligës së Konferencës të krijuara nga ekipet e eliminuara nga Liga e Kampioneve, do të përballen në play-off me 5 skuadrat humbëse që dalin nga çiftet e mëposhtme në Ligën e Europës. Të gjitha këto ekipe, po njëlloj vijnë nga Liga e Kampioneve, të eliminuara në turin e dytë të turneut.
ÇIFTET E LIGËS SË EVROPËS
Zalgiris-BK Haken
Karabak-HJK
Zrinjski-Breidablik
Sherif Tiraspol-BATE Borisov
Astana-Ludogorets
Bie në sy se në këtë fazë janë BATE Borisov, Ludogorets e Zalgiris, të tre skuadrat që eliminuan përkatësisht Partizanin, Ballkanin dhe Strugën që në turin e parë. Por ndërkohë, ka edhe emra të tjerë të komplikuar në letër si Haken, Karabak apo Sherif Tiraspol.
Shorti i play-off do të hidhet të hënën e ardhshme, më 7 gusht, teksa ekipet që dalin nga Liga e Europës do të jenë në vazon kryesore, kurse ato të Ligës së Konferencës në vazon e skuadrave të dobëta. Ndryshe nga turet e mëparshme, këtë herë nuk do të ketë ndarje “rajonale” para shortit.