Dukagjini nuk ka arritur të shkojë më lart sesa raundi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës në eksperiencën e tyre të parë evropiane.
Ekipi nga Klina arriti kualifikimin në raundin e dytë pasi eliminoi paraprakisht ekipin nga Gjibraltari, Europa.
Por, në raundin e dytë u mund në dy takimet nga ekipi kroat, Rijeka, shkruan Gazeta Express.
Në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, Rijeka triumfoi 1:0, kurse sonte në Kroaci, ata fituan me rezultat bindës 6:1.
Ivanovic tre gola dhe Pasalic, Goda dhe Djouahra nga një realizuan për Rijekën, kurse golin e vetëm për ekipin nga Kosova e shënoi Iljasa Zulfiji.