spot_img

Familja e Hashim Thaçit u drejtohet qytetarëve, ja çka thonë

spot_img

Prokuroria Speciale e Hagës ditë më parë ka njoftuar për aktakuzën kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në të cilën kreu i shtetit është si i dyshuar për krime të ndryshme.

Pas bërjes publike të aktakuzës, ka pasur reagime të shumta, derisa njerëz të shumtë i janë drejtuar edhe Burojës, vendlindjes së presidentit Thaçi, për t’i qëndruar afër familjes së tij.

Sot në një deklaratë të dërguar për media nga familja e presidentit Thaçi, thonë se janë mirënjohës për interesimin dhe solidarizimin me familjen.

Letra e plotë:

Të nderuar familjarë, miq dhe bashkëkombës,

Ditët e fundit ka pasur interesim të jashtëzakonshëm të të afërmve të familjes, miqve dhe qytetarëve për të na vizituar në shtëpinë tonë në Burojë, në shenjë solidarizimi për momentet sfiduese nëpër të cilat po kalojmë.

Jemi thellësisht mirënjohës për interesimin tuaj dhe për solidarizimin me ne si familje. Mirëpo, për shkak të pandemisë e kemi të pamundur që t’ju presim në shtëpinë tonë sipas nderit, traditës së familjes dhe të popullit tonë.

Shëndeti juaj është shumë më i rëndësishëm se gjithçka tjetër!

Jemi falënderues përjetësisht për mbështetjen që keni treguar për më tepër se dy dekada për birin, babanë dhe vëllain tonë, presidentin Hashim Thaçi, i cili me gjithë qenien e tij ka punuar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, e as ta zhbëjë sakrificën e shqiptarëve për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Lavdi luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme.

Me respekt,

Familja Thaçi

Burojë

NGJARJE TË TJERA

spot_img