“Pajtesa” e pranon surprizën më të bukur për lindjen e djalit.
Aktorja e njohur Fiona Gllavica ka arritur që për një kohë mjaftë të shkurtër të jetë shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar me anë të rolit të saj në serialin ‘Çka ka shpija”.
Pasi është e pasionuar për aktrim, ajo gjithmonë e ka bërë të ditur se e luan këtë rol me shumë vullnet ku ka përkrahje të madhe edhe nga ndjekësit e saj, shkruan Kosovarja.
Dje mori epitetin nënë për herë të parë duke u ndjerë e lumtur për këtë ndjenjën të veçantë, ku solli në jetë një djalë.
Më të lindur ajo publikoj një imazh të djalit në llogarinë e saj ku mori urime të shumta nga familjar, miq e kolegë.
Për këtë datë speciale, ishte edhe shoqëria e saj të cilët e befasuan në mënyrën më të mirë duke publikuar një video në të cilën shkruan “Urime çifti”.
Sigurisht që kjo ishte surpriza më e bukur që ka marrë ndonjëherë, për ndjenjën më të bukur në botë.