spot_img

Plisat e Prishtinës nuk e kanë ndërmend të ndalen, protestojnë sërish ndaj kryesisë së klubit

spot_img

Grupi i tifozëve nga Prishtina, “Plisat”, po vazhdojnë edhe në këtë fillim sezoni të Superligës së Kosovës në futboll të protestojnë ndaj kryesisë së klubit.

Ky grup hodhi mjete piroteknike në ndeshjen e së shtunës kur ekipi që përkahin, Prishtina, ishte duke fituar ndaj Feronikeli 74, me rezultatin 1-0.
Edhe pse kapiteni i ekipit, Mërgim Pefqeli, u kërkoi tifozëve që të ndalen, ata vazhduan ta bëjnë protestën e tyre, duke u larguar pastaj nga Kampi Nacional i Hajvalisë.Në fund Prishtina ka fituar ndaj Feronikelit 74′ me rezultatin 1-3.
Kujtojmë se ‘Plisat’ kanë protestuar ndaj kryesisë edhe në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Gjilanit, ku skuadra e tyre fitoi trofeun, por tifozët u larguan pak para përfundimit nga stadiumi…Siç duket, ‘Plisat’ nuk e kanë ndërmend të ndalen.

NGJARJE TË TJERA

spot_img