spot_img

Humbja e Bayernit, reagon Matthaus: Tuchel s’po bën asgjë, ai se ka gjetur ende formacionin e parë

spot_img

Futbollistët e RB Leipzig janë fituesit e Superkupës së Gjermanisë. Ata mundën Bayernin 3:0 në Mynih në Allianz Arena. Të tre golat u shënuan nga Dani Olmo.Legjenda e Bayernit dhe futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ishte shumë kritik ndaj ish-klubit të tij dhe veçanërisht ndaj Thomas Tuchel në analizën e tij pas ndeshjes.

“Përsëri asnjë trofe për Kane. Në minutën e 64-të, Tuchel futi në lojë yllin e tij 100 milionë euro me rezultatin 0:2. Unë mendoj se ai bëri një gabim. Ai kurrë nuk do ta kishte sjellë Kane në lojë në atë moment. Pas gjithë cirkut të nënshkrimit, promovimi duhej të pritej, ndoshta ai mund të ishte prezantuar para tifozëve para ndeshjes”, tha fillimisht Matthaus.
“Për mendimin tim, debutimi si ky i Kane është një gabim. U bë shumë bujë, një fluturim për në Mynih, një ekzaminim mjekësor urgjent dhe një firmë në mes të natës. Padyshim një ide e keqe”.

“Në përgjithësi, është një punë e shkëlqyer. Kane është një nga pesë sulmuesit më të mirë sot. Ai do të duhet të mësohet me Bundesligën, por me siguri do të shënojë shumë gola. Megjithatë, e gjithë buja për ardhjen e tij nuk është ajo që karakterizon Bayernin dhe mënyrën e tij të punës dhe biznesit. Tuchel nuk ka bërë asgjë për ta bërë ekipin më të mirë. Mund të them që Tuchel nuk e ka formuar ende ekipin, nuk e ka gjetur as 11-shen startuese”, përfundoi ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img