spot_img

PDK’ja padit për shpifje Jeta Xharrën, i kërkon dëmshpërblim 2 milionë euro

spot_img

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar padi civile ndaj mediumit “Kallxo.com”, konkretisht gazetares Jeta Xharra.

PDK-ja ka autorizuar avokatin e njohur, Skender Musa, për të dorëzuar këtë padi për të cilën konsiderojnë se Jeta Xharra ka shpifur me një shkrim se kinse gjatë qeverisjes “PAN”, janë paguar 168 mijë euro një kompanie me seli në Paris, e cila sipas tyre kishte promovuar “Pozicionin e Kosovës” për “Korrigjim territoresh”, si mjet për arritjen e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë shkrim, thuhet se në vitin 2019 Ministria e Integrimeve Europiane e Kosovës i pagoi 168,000.00 euro një kompanie me seli në Paris që kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi. Asokohe, kjo ministri drejtohet nga Dhurata Hoxha e PDK-së.

Avokati Musa, ka thënë, se gazetarja Xharra ka shpifur teksa ka thënë se këto mjete janë dhënë për të lozur për ndarje territoresh.

“Fillimisht dua të ju informoj që Partia Demokratike e Kosovës, konkretisht vetë ish-ministrja e Integrimeve Evropiane më kanë autorizuar që të shqyrtojë materialin të cilën e ka publikuar vetë Jeta Xharra dhe mi ka ofruar kontratat për të cilat e jep tjetër version Jeta Xharra në mediet e menaxhuara nga ajo, në mënyrë që ta shikojë se a ka bazë ligjore për padi civile, për kallëzim penal apo çfarë do forme juridike. Ndonëse ekzistojnë dy baza ligjore, baza ligjore për shpifje dhe për kallëzim penal, dhe pasi që i kam parë ato kontrata që pretendon Jeta Xharra që bëhet fjalë për lobim për ndarje të Kosovës. Përkundrazi kontratat janë në interes të shtetit të Kosovës dhe integrimeve të vendit tonë në këto mekanizma që shumë kohë po hasim në vështirësi”, thotë ai.

Musa thotë se nuk ekziston asnjë kontratë e nënshkruar nga ish-ministrja Hoxha për ndarje të territorit të Kosovës. Përkundrazi, thotë se ato prova janë kontrata janë në janë publike dhe nuk janë sekrete.

“Në bazë të ligjit për shpifje është padyshim shpifje, nuk ka asnjë burim zyrtarë që mund ta vërtetojë një kontratë të tillë se ekziston një kontratë e nënshkruar nga zonja Dhurata Hoxha për ndarjen e territorit të Kosovës, përkundrazi, provat materiale gjenden në ministrinë e Integrimit Evropian për të cilat mund secili qytetarë që t’i marrë dhe t’i shikojë. Ato kontrata janë publike nuk janë sekrete, prandaj në këtë aspekt janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që të ketë shpifje dhe kjo shpifje është bërë me qëllim për të kryer ndonjë shërbim a lobim për ndonjë subjekt apo për vetë personin në fjalë”, thotë ai.

E dëmi që ka mundur t’i sjellë PDK-së për shpifje, llogaritet të jetë afër 2 milionë euro, për të cilat avokati Musa thotë se këto shpifje kanë dëmtuar rëndë këtë parti dhe vetë Dhurata Hoxhën.

“Në bazë të dëmeve që ka mundur t’i sjellë PDK-së dhe vetë zonjës Hoxha, ne llogarisim që pas ekspertizës financiare, do t’i kërkojmë rreth dy milionë euro vlerë dëmshpërblim. Për shkak se dëmi ka qenë shumë i madh, situata ka qenë shumë e tensionuar politike dhe ju e dini se e gjithë fushata është adresuar në atë formë, tradhtar dhe patriotë, thika mbi harta e gjëra tjera. Këto janë gjëra të ndjeshme”, thotë ai./eo/

NGJARJE TË TJERA

spot_img