Ekuipazhet e mbrojtjes civile pastruan rrugët e mbuluara me baltë në një qytet pranë Torinos në Itali, pasi vërshimi i ujit solli me vete dhera dhe mbeturina.
Vërshimi i shpejtë mori me vete makina në Bardonecchia në luginën malore Val di Susa, ndërsa të gjithë rrugët ishin nën pushtetin e baltës. Autoritetet kanë lajmëruar se pesë personat që rezultonin të zhdukur janë gjetur dhe nuk raportohet për viktima.
Dëmet janë të konsiderueshme, përfshirë rrugë të shkatërruara dhe ura tashmë të rrënuara nga forca e vërshimit.
Zjarrfikësit thanë se ekuipazhet kishin shpëtuar gjashtë persona gjatë natës nga një kamping i përmbysur. Si pasojë e situatës kaotike 120 persona u evokuan, ndërsa një i mitur mbeti i lënduar.
Qendra e qytetit është nën pushtetin e ujit e dheut, e përpos mjeteve zjarrfikëse në zonë janë dërguar dhe buldozerë për të ndihmuar përpjekjet e pastrimit.
Kjo ngjarje frikësoi banorët dhe turistët, të cilët frekuentojnë këtë zonë. Madje shumë persona ndodheshin atje për shkak të festës së Shën Ipolitos.