spot_img

Osmani i dërgon ftesë Erdoganit që ta vizitojë Kosovën

spot_img

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kolay Bozay, i shoqëruar nga Sabri Demiri, këshilltar i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ia ka përsëritur ftesën për vizitë në Kosovë të Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Tutje, në kumtesën e lëshuar nga Zyra e Presidentes, u tha se në takim u diskutua për “marrëdhëniet e shkëlqyeshme” ndërmjet të dy shteteve dhe mundësia për thellimin e mëtejmë të tyre.

“Presidentja Osmani theksoi se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se shqiptarët që jetojnë në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë janë urë e fortë lidhëse ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, thuhet ta ketë ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e Kosovës në procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit, duke kërkuar mbështetje të mëtejmë edhe për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Me zv.ministrin Kemal Bozay, Presidentja Osmani diskutoi për bashkëpunimin bilateral, organizimin e një forumi të bizneseve të dy shteteve, sikurse edhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm”.

“Presidentja Osmani ka përsëritur ftesën për homologun e saj, presidentin Recep Tayyip Erdoğan për një vizitë në Republikën e Kosovës, në një kohë të përshtatshme për të dy palët”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img