Skuadra e Lincoln Red Imps e pret të enjten Ballkanin në Gjilbratar.
Kampionët e Kosovës fituan ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference Legaue në Prishtinë me rezultatin 2-0, teksa pasnesër do luajnë ndeshjen e kthimit në Gjilbratar nga ora 18:00.
Para ndeshjes, UEFA ka deleguar gjyqtarët e këtij dueli.
Kristoffer Hagenes nga Norvegjia do jetë gjyqtar kryesor, teksa ndihmësit e tij janë: Anders Olav Dale dhe Øystein Ytterland.
Gjyqtari i katërt i takimit do jetë Daniel Higraff.