Pas më shumë se dy orësh Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen te prona e Ridvan Muharremit në Prishtinë. Por, Policia e Kosovës ende është duke qëndruar në restorantin e tij “Bukë e zemër”.
Mahmut Halimi, avokati i Muharremit, tha se për klientin e tij ende nuk ka fletarrest, duke shtuar se ia kanë dorëzuar policisë të gjitha provat.