Reperi Fero sot gjatë ditës me një postim të gjatë ka njoftuar largimin e tij nga tregu muzikor, pasi i njëjti është shprehur i penduar për tekstet e këngëve të tij, pendim ky i cili erdhi pas fillimit të përkushtimit në fenë myslimane.
“Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në Islam”, thuhet ndër tjera në njoftimin e tij.
ferofera Pershëndetje miq, deshta t’ju njoftoj se kohève të fundit kam pasur disa sfida ne jeten time, te cilat me ndihmen e Allahut i kam kalu. Une kam vendosur që perfundimisht të largohem prej muzikes, arsyeja kryesore eshte se koheve te fundit kam studiuar rreth Feies Islame dhe
mè eshte bèrè e çarte se muzika ështe e ndaluar ne islam. Per kete arsye kam vendosur ge ta le muziken dhe t’i
pèrkushtona fejès islame he familjes time. Une dua t’ju njoftoj se falem 5 herè nè ditè, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i githësise per çdo kenge qè e kam kenduar Dhe do tekst që e kam shkruar, pastaj i kerkoj falje familjes time dhe gjithekujt qe i kam be padrejtèsi, ju kerkoj që t’ma beni
hallall. Une kam një mesazh per do kend që degjon kengët e mija le t’i fshin ato kenge ose mos t’i dègjon asniher, le te largohet
nga kjo gjè e kotë. Secili njeri eshte i lire te zgedh menyren se si ta jeton jeten e
tij. Gjithashtu ju therras te gjithe juve qè te falni namazin ndigni shembullin tim te udhëzimit dhe te largoni nga shembulli i
devilimit E di se do te kete njerez qè do t’më paragjykojne, do të thone se a e dini se fare mëkate ke be etj etj mirèpo mua mè mjafton fjala e Allahut të Lartèsuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shume gabime, mos e humbni shpresën ndaj meshires se Allahut, se vertet Allahu i fal të
gjitha mëkatet.”
Ez Zumer 53.
Me respekt Feronit Shabani.
E pas këtij vendimit të Feros, ka reaguar hoxha i njohur nga Shkupi, Sadullah Bajrami, i cili i ka uruar mirëserdhje në Islam Feros.
“Falenderimi i takon Allahut I Cili e udhëzoj vllaun tonë, Fero në Islam, lusim Allahun të i dhuron qëndrueshmëri në fe dhe të bëhet shembull i mirë edhe për të tjerët..!”, thuhet në postimin e tij.