Vajzat e Kombëtares së Kosovës në beach volley, e kanë siguruar finalen dhe një medalje nga Kampionati Ballkanik në beach volley, që po mbahet në Pogradec të Shqipërisë.
Volejbollistet tona e kanë regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë ballkanik, duke e siguruar edhe plasmanin në finalen e madhe tê ballkanikut U20.
Fitorja e sotme ndaj Shqipërisë 2:0 (21:12; 21:17) u ka siguruar një medalje dyshes Zeneli/Koxha, të cilat tashme e kanë siguruar të paktën të argjendtën.
Kjo është një tjetër arritje e beach volley në Kosovë.
FVK i përgëzon për arritjen dhe njëherit u uron sukses në finalen e sotme në orën 17:00 ndaj ekipit rumun.