Futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi mund të largohet nga Cluj për t’u transferuar në një klub më të madh evropian, këtë e ka konfirmuar presidenti i ekipit rumun.
Sipas presidentit të Cluj, Nelu Varga, negociatat për transferimin e Krasniqit janë në përfundim e sipër dhe ai mund të largohet për më shumë se 5 milionë euro, pcjell GazetaBlic Sport.
“Kemi tre oferta për Krasniqin për momentin. Një nga Franca, një nga Gjermania dhe një tjetër në Itali. 99 për qind do të largohet për një vlerë mbi 5 milionë euro”, tha Varga për “iAMsport”.
Në rast se Ermal Krasniqi do të largohet nga Cluj për shifrën e 5 milionë eurove, atëherë për këtë transferim duhet të gëzohet edhe klubi kosovar, FC Ballkani që zotëron 15% të kartonit të sulmuesit.
Nëse ky transferim kompletohet, atëherë Ballkani do të fitojë 750 mijë euro, që do ishte një infuzion shtesë për arkat e klubit, pavarësisht se klubi nuk ka probleme financiare, shkak i rezultateve fantastike në Europë.
Kujtojmë se Krasniqi u transferua tek Cluj për 300ë euro në janëar tëtij viti.