Etrit Berisha do të jetë portieri i ri i Empolit.
Pas dëmtimit të Caprile që do të jetë jashtë për një periudhë të gjatë, Empoli ka vendosur të rikthehet në merkato dhe të blejë portierin e kombëtares shqiptare, i cili kishte ende një vit kontratë me Torinon, por ishte jashtë projektit të tyre.
Berisha do të nënshkruajë kontratën me Empolin në orët e ardhshme deri më 30 qershor të vitit 2024 me opsion për sezonin e ardhshëm. I mbërritur në Itali në vitin 2013 falë Lazio, Berisha do të veshë fanellën e Empolit pasi ka veshur edhe ato të Atalanta, Spal dhe Torino.