spot_img

Tovërlani bën publike listën e Kombëtares U21 për ndeshjet kundër Polonisë dhe Gjermanisë

spot_img

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka bërë publike listën e futbollistëve të cilët do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2025, kundër Polonisë dhe Gjermanisë.

Dardanët U21 nisin përgatitjet për këto dy ndeshje tejet të rëndësishme më 4 shtator, me stërvitjen e parë të cilën e mbajnë në Kampin Nacional në orën 17:00. Fillimisht të përzgjedhurit e Tovërlanit do të ballafaqohen me Poloninë më 8 shtator si mysafirë, kurse më 12 shtator do të jenë mikpritës të Gjermanisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova U21 aktualisht ka 3 pikë në Grupin D, pasi në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues ka shënuar fitore në shtëpi kundër Estonisë, 2:0.

NGJARJE TË TJERA

spot_img