Shkruan: Ajet Shosholli
Nuk thuhet rastesishte se: “Futbolli është gjeja më e bukur e rendit të dytë në botë”.
Këtë epitet futbolli e ka marrë, pasi që është loja më preferuar, më e shikuar dhe më e dashur në të gjithë globin tokësor, gjë e cila u vertetua edhe në kampionatin e kaluar botëror (2022), ku sipas të gjitha analizave kishim një globalizim të futbollit, me pjesemarrjen e të gjitha kontinenteve të botës.
Por atë që dua ta shkruaj është, se tani në Kosovë e kemi një ekip apo FC BALLKANIN, ekip i cili me paraqitjet e tyre në garat ndërkombëtare po na bënë krenar dhe po ndihemi mirë të gjithë ne që jemi afër futbollit dhe të gjithë opinionin futbolldashes në Kosovë dhe me gjërë.
Për këto dy vite BALLKANI ia doli që të jetë dy herë radhazi kampion i Kosovës (ekipa e parë që pas pranimit në UEFA-a) ka arritë që ta mprojë titullin dhe qe dy herë radhazi po plasohet në fazen e Conference League.
Rezultate që janë për t’u vleresuar dhe që nuk janë të rastesishme, por të arritura me një organizim të mirëfilltë të klubit në aspektin profesional, organizativo – profesional dhe në aspektin e menagjimit të klubit.
Pse BALLKANI në keto tri, posaqerisht dy vitet e fundit, është klubi me i suksesshëm kosovar?
Janë tri Segmente në lojën e futbollit, që është shumë vështirë të ngriten paralelishtë në të njejtën kohë në nivel shumë të lartë.
1. Segmenti i parë është formimi i fondit të futbollistëve me profil cilësor dhe të ballansuar në të gjitha repartet e ekipit.
2. Segmenti i dytë është loja cilësore dhe kreative e ekipit, e cila e ka kuptimin e plotë kur prodhon edhe razultate pozitive dhe lojë e cila e tërheqë publikun në tribunat e stadiumit.
3. Segmenti i tretë është afirmimi – prodhimi i futbollistëve të cilët janë interesant për treg, apo export – transfere për klubet evropiane dhe gjenerojnë të ardhura financiare për klub.
Fatbardhësishtë të tri këto segmente FC BALLKANI i ka pas në një nivel mjaftë te lartë, duke filluar prej fondit të futbollisteve me profil cilësor dhe me zëvendësime adekuate, sipas nevojës dhe momentit.
Pastaj ka pas dhe e ka një lojë të pelqyer dhe kreative, me rezultate pozitive që po e mbushë stadiumin me publikë.
Më e rëndësishme është se për këto dy vite BALLKANI, ka prodhuar rezultate të cilat kanë gjeneruar të hyra financiare nga organet e UEFA-së për rezultate të arritura. Dhe kur i shtojmë edhe të hyrat nga transferet e futbollstëve në ligat evropiane, futbollistë të cilët janë afirmuar në ekipin e BALLKANIT.
Kur jemi të afirmimi i futbollisteve, të theksoje se në tri vitet e fundit, në këtë ekip janë afirmuar shumë futbollist duke filluar se pari prej: Jetmir Topalli , Blendi Baftiu, Arber Hoxha, per t’u zëvendësuar me plotë sukses (pas shkuarjes së tyre) me Ermal Krasniqin, Albion Rrahmanin, Lindon Emurllahin, Qendrim Zyben.
Pas shkuarjes të E.Krasniqit, Albion Rrahmanit dhe tani Meriton Kirenices, po shifet që me sukses po zëvendësohen nga Tolaj, Kryeziu, Berisha dhe tani Arb Manaj.
Të gjitha këto levizje të ekipit janë menaxhuar shume mirë me zëvendësime adekuate, ku eshte ruajtur ballansimi i cilësisë ne ekip.
Dhe kur e bëjmë sublimimin e të gjitha këtyre lëvizjeve, me rezultate dhe menaxhim shumë të sukseseshem, në të gjitha këto segmente, mund të themi se BALLKANI po rritet në një BREND te futbollit kosovar.
Urojë që edhe disa klube tona që po investojn shume ne klubet e tyre , ne te ardhemen të kenë suksese në paraqitjet e tyre në garat nderkombetare ku do ta ngrisin imazhin e tyre, por njëkohësishtë edhe imazhin e futbollit kosovar
BALLKANIT urime dhe suksese në fazën e grupeve të Conference League. (Marrë nga profili i autorit në rrjetin social facebook)