Dy ditë para mbylljes së afatit kalimtar veror në Arabinë Saudite, ka një rinisje të re nga skuadra Al-Ittihad, që tani është e gatshme të paguajë 250 milionë euro për të kompletuar transferimin e Mohamed Salah.
Një ofertë e paprecedentë në historinë e futbollit, e cila, megjithë insistimet e trajnerit Jurgen Klopp, tashmë duket se po lëkundet edhe vet skuadra angleze, por edhe vetë sulmuesin egjiptian, të cilin klubi saudit është gati ta mbulojë me ar, përcjellë.
Egjiptiani i është ofruar një kontratë trevjeçare me mbi njëqind milionë euro, si dhe përfitime të shumta dhe kontrata të tjera sponsorizimi.
Përgjigja përfundimtare nga Liverpooli dhe lojtari pritet të vijnë sot.