Kombëtarja e Kosovës sot do ta luajë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm.
“Dardanët” do të ndeshen me Zvicrën sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin e stërmbushut “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.
Kosova ka tri barazime dhe një humbje në këtë kampanjë kualifikuese dhe gjendet buzë eliminimit.
Kurse, Zvicra i prin grupit I me 10 pikë, dy më shumë se Rumania.
Kurse, bastoret sportive nuk i japin gjasa Kosovës në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Sipas Bet365, fitorja e Kosovës kuotohet me 4.75, barazimi me 3.75, kurse fitorja e Zvicrës me 1.73.