Me ceremoninë hapëse, ka filluar edhe zyrtarisht edicioni i tretë i ICMG Lojërave Mesdhetare në rërë “Heraklion 2023”.
Këtë ceremoni e përcollën nga afër krerët e FVK-së, presidenti Bahri Gjinovci dhe zv. presidentja Mimoza Shkodra-Bislimi.
26 sportistë nga disiplina të ndryshme, mes tyre edhe garuesit që e përfaqësojnë Kosovën në sportin olimpik të beach volley, defiluan në ceremoninë hapëse të ICMG Lojërave Mesdhetare në rërë.
Bartëse e flamurit ishte volejbollistja Yllka Jashari, e cila në garat e vajzave do të paraqitet së bashku me Melirona Avdullahun, të udhëhequra nga trajnerja Vildane Jashari.
Te djemtë, Kosova paraqitet me Ermal Maliqin e Erion Bajramin, të cilët drejtohen nga trajneri Fatlum Hajrizi.
Kosova në këto gara do të përfaqësohet edhe përmes gjyqtarit të beach volley, Valon Mustafa.