spot_img

​Shqipëria sonte kërkon fitoren ndaj Polonisë për ëndrrën “Euro 2024”

spot_img

Pas barazimit 1:1 me Republikën Çeke në Pragë, Kombëtarja shqiptare do të luajë një tjetër sfidë të rëndësishme sot ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të kërkojnë tre pikët në Tiranë ndaj skuadrës së drejtuar nga tekniku Fernando Santos.

Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri Silvinjo u shpreh se pret nga skuadra që ai drejton të ketë sjelljen e duhur në fushë, të japë shpirtin dhe zemrën dhe së bashku me mbështetjen e tifozëve shqiptarë të arrijnë të marrin tre pikët.

Trajneri i Kombëtares shqiptare vlerësoi skuadrën polake dhe tha se Shqipëria do të paraqitet në fushë me lojtarë teknikisht të fortë.

Silvinjo vlerësoi sulmuesin shqiptar Ernest Muçi dhe sulmuesin e polakëve, Robert Levandovskin.

Atmosfera në skuadër ëahtë vlerësuar si shumë e mirë dhe nuk ka asnjë problem fizik me të gjithë lojtarët që janë në dispozicion për këte ndeshje.

Të gjitha biletat e vlefshme për këtë ndeshje janë shitur, si një paralajmërim se sonte në Tiranë do të jetë një festë e vërtetë sportive.

NGJARJE TË TJERA

spot_img