spot_img

“Zoti na ruajt! Ai është i vetmi që dua të mos shënojë sonte”, aksionari i klubit të Rapidit flet për Rrahmanin

spot_img

Një nga aksionaret e klubit të Rapid Bukureshtit, Victor Angelescu, ka deklaruar se nuk dëshiron që Albion Rrahmani të shënojë sonte për Kosovën ndaj Rumanisë.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte në udhëtim ndaj rumunëve, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Angelescu vlerësoi se “Dardanët” kanë futbollistë më të mirë se Izraeli, kombëtare me te cilën barazoi Rumania 2:2 para tre ditësh.

“Mendoj se Kombëtarja e Kosovës ka lojtarë më të mirë se ata të Izraelit. Po flasim për kuotën dhe ekipin. Zoti na ruajt, Rrahmani dy gola! Sinqerisht, është e vetmja ndeshje ku nuk dua që ai të shënojë”, tha fillimisht ai për “GSP”.

Të gjithë jemi rumunë, të mos bëjmë shaka. Po, ai është lojtari ynë dhe i urojmë të gjitha të mirat, por më pak në këtë ndeshje”, shtoi Angelescu.

“Përndryshe, dua të shënoj në çdo gjë. Unë dua që ai të luajë kundër Zvicrës, kundër Izraelit. Unë dua shumë që të fitojmë me Kosovën dhe të shkojmë edhe në një turne final. Dhe nëse do të shkonim në një turne final, nuk mendoj se do t’i vendosnim vetes një objektiv, të arrijmë në çerekfinale apo gjysmëfinale”, deklaroi Victor Angelescu.

Kujtojmë se Rrahmani u transferua këtë verë nga Ballkani te Rapidit, me klubin nga Bukureshti që pagoi 600 mijë euro për të nënshkruar me sulmuesin kosovar.

23-vjeçari e ka nisur për mrekulli aventurën e tij në elitën e futbollit rumun, duke shënuar katër gola në dy paraqitjet e para.

Albion Rrahmani ende nuk ka debutuar zyrtarisht me Kombëtaren e Kosovës dhe mbetettë shihet nëse sonte do të ketë minuta për të.

NGJARJE TË TJERA

spot_img