Kryeministri i Kosovës Avdullahu Hoti asnjëherë nuk e ka fshehur që është tifoz i flaktë i klubit më të madh britanik Liverpool.
I pari i Qeverisë së Kosovës sot ka uruar tifozët e klubit anglez për fitimin e Ligës Premier, shkruan Albanian News
‘Liverpool ⚽️🏆
》》PREMIER LEAGUE Champions
U kry, ka qenë e ditun nga fillimi. Pikë.
Urime.
Shihemi sezonin tjetër.’ shkruan Hoti në Facebook.
Ajo që e ka e bërë më të veçantë urimin e tij është foto e hedhur e Xherdan Shaqirit.
Kujtojmë që Liverpool e fitoi kampionatin pas vetëm 31 xhirove, rekord ky për futbollin anglez.