Gjilani ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 1-0 në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë ishte më e kujdesshme nga të dyja skuadrat, të cilat rrezikuan, por që nuk kishin sukses të shënonin.
Gjilani që nuk kishte fituar asnjë ndeshje këtë sezon, kaloi në epërsi në fillimin e pjesës së dytë.
Ishte Kushtrim Shabani që shënoi për 1-0 në minutën e 55-të.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe kuqebardhët festuan fitoren.
Gjilani ka katër pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Malisheva mbetet e dyta me nëntë pikë.
Në takimin që u zhvillua në Lipjan, Drita nuk ia doli më shumë se një barazim ndaj të fundit në tabelë, Fushë Kosovës.
Derisa Llapi së paku deri nesër ka kaluar në pozitën e parë, pasi mposhti Feronikelin 74’ me shifrat, 3:0.