spot_img

Detaje të reja për vrasjen në Malishevë: Fotografitë që dëshmojnë lidhjen mes vrasësit dhe viktimës

spot_img

I dyshuari për vrasje dhe viktima e një rasti të rëndë në Malishevë ishin miq dhe bashkëpunëtorë.

Isuf Zogaj është i dyshuar për vrasjen e Avni Bashës. Vrasja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Malishevës. Vrasësi i dyshuar dhe viktima ishin miq me njëri-tjetrin, tregojnë disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale. Ata punonin bashkë në sektorin e ndërtimtarisë.

Siç ka raportuar sot televizioni Klan Kosova, dyshohet se motivi i vrasjes ndërlidhet me një mosmarrëveshje që të dy patën për një çështje që lidhet me punën e tyre.

Pas vrasjes, i dyshuari është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë, ka thënë policia.

Zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj ka thënë për Paparacin se informatat për vrasjen janë raportuar pas orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Ai ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Prokuroria e Gjakovës ia ka caktuar të dyshuarit masën e ndalimit për 48 orë.

Hekuran Batusha, zyrtar në Prokurorinë e Gjakovës, ka thënë sot se brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për paraburgimin e Isuf Zogajt.

NGJARJE TË TJERA

spot_img