spot_img

E larguan nga Prishtina, Remzi Ejupi tani e ‘ëndërron’ karriken e FFK-së!

spot_img

Për disa javë me radhë tifozët e FC Prishtina, ‘Plisat’ protestuan hapur për largimin e Presidentit të klubit, Remzi Ejupi, derisa ai një ditë më parë edhe zyrtarisht u largua nga karrika e tij!

“Kujtojmë që Presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po e ushtron mandatin e dytë me radhë në krye të institucionit më të lartë të futbollit, duke i kaluar edhe ndryshimet statutare me mbi dy të tretat e votave.”

Sukseset shterpe të Prishtinës në vitet e fundit kanë ndikuar që ndaj Ejupit të shpërthenin pakënaqësi të hapura.

Madje ka disa vite që mes aksionarëve të klubit kishte mosmarrëveshje, me theks të veçantë mes Ejupit dhe Rrahman Haradninit.

Ky i fundit si aksionari më i madh edhe e fitoi ‘luftën’ me Ejupin, duke ia blerë aksionet dhe t’ia zë karriken e Presidentit të klubit.

Por Remzi Ejupi, i cili edhe disa herë kishte aspiruar marrjen e drejtimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, pa sukses, madje as në garë zyrtare nuk ia kishte arritur të futej, sërish ka deklaruar se ka shumë për ti dhënë futbollit! Remzi Ejupi në zgjedhjet e fundit për kreun e FFK-së nuk ia kishte dal të merr as përkrahjen e klubit Prishtina!!!

Ai ka kritikuar të gjithë, derisa vetë kritikat më të mëdha si askush tjetër i ka marrë nga tifozët e klubit të cilin e udhëheqi, ‘Plisat’. Që nga finalja e Supërkupes ata protestuan ashpër derisa në kore edhe e kishin fyer e sharë Ejupin.

Në anën tjetër presidenti i ri i Prishtinës deklaroi: “Klubi i Prishtinës e ka vlerën më të madhe se të gjithë ata që kanë kaluar dhe do të kalojmë edhe ne. Klubi mbetet më i vlefshmi për të gjithë ne. Vullneti jonë ka qenë , është dhe do të mbetet ta kthejmë në binarë Prishtinën. T’ia kthejmë reputacionin aty ku e ka vendin”, ka thënë Haradini.

Haradini do t’i ketë mbi 80 për qind të aksioneve në klub. Aksionarët e tjerë janë Ragip Mustafa, Hashim Deshishku, Hakif Gashi, Beqit Qerkezi dhe Fatos Hoxha. Pra një periudhë e re po nis me Prishtinë. Për kontributin për klubin, Remzi Ejupi është shpallur kryetar nderi i Prishtinës.

Kujtojmë që Presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po e ushtron mandatin e dytë me radhë në krye të institucionit më të lartë të futbollit, duke i kaluar edhe ndryshimet statutare me mbi dy të tretat e votave.

NGJARJE TË TJERA

spot_img