spot_img

Mbyllen ndeshjet, Llapi triumfon në derbi

spot_img

Llapi ka vazhduar me formë të mirë edhe pas javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e Tahir Batatinës e ka mposhtur Gjilanin në “Zahir Pajaziti me rezultat 2:1 për ta forcuar kështu kreun në renditjen tabelore.

Në takimin tjetër të ditës së sotme Dukagjini më shumë mund e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1:0.

Nesër luhen tri ndeshje tjera ndërsa vëmendja do të jetë te ballafaqimi Drita – Prishtina që luhet në Gjilan.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë pas ndeshjes së fituar ndaj Gjilanit të shtunën se e ka ditur që do të ketë vështirësi.

Llapi fitoi 2:1, por e rrezikoi në fund fitoren.

“I përgëzoj djemtë për angazhimin, për lojën. Merituam fitoren. Djemtë dhanë maksimumin dhe ishim të vetëdijshëm se luajmë ndaj Gjilanit që ka lojtarë cilësorë. Në pjesën e parë kërkuam që duke dhënë maksimumin të bëjmë edhe gola. Realizuam dy gola, e më pas kërkova menaxhimin e rezultatit. Pranuam një gol sepse desha të bëj rifreskim në skuadër, ishte ndryshim taktik. Kishim edhe ne rastet tona në pjesën e dytë. Megjithatë, jemi të kënaqur me lojën dhe me djemtë që dhanë maksimumin. E kemi analizuar kundërshtarin dhe i bllokuam armët e tyre të forta”, ka thënë Batatina për “ArtMotion” pas ndeshjes.

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, ka theksuar pas ndeshjes se skuadra e tij meritoi më shumë pas asaj që shfaqi në fushë, sidomos në pjesën e dytë.

Gjilani u mposht në udhëtim te Llapi, 2:1.

“Më vjen keq për humbjen sepse çunat sakrifikuan në pjesën e dytë. Humbëm një ndeshje, jo për meritë të kundërshtarit, por prej gabimeve tona individuale. Neve na duhet punë për t’u përmirësuar. Nuk arritëm të marrim rezultat të mirë në një ndeshje të tillë. Është mëkat, por ky është futbolli. Bëm ndeshje të mirë, por u mundëm nga një skuadër që është pretendente për titull me lojtarë cilësorë. Ne kemi lojtarë të mirë që kanë cilësi të mira teknike dhe me karakter mjaftë të mirë. Kështu që, sot humbëm tri pikë”, është shprehur Mezani për “ArtMotion”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img