spot_img

Vuçiç: Kemi frikë se ka vdekur dhe një i katërt në Kosovë

spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se ka dyshime se ka vdekur dhe një sulmues tjetër serb në Banjskë të Zveçanit. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Vuçiç, shprehet se sipas tij, në Kosovë ditën e sotme “është bërë një sulm brutal ndaj serbëve”.

Aleksandër Vuçiç: Nuk dua të arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është për t’u gjykuar. Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë. Ka këtu një gjë të pabesueshme, për vetëm 1 orë e 20 minuta, ata dhjetra serbë, ishin nën rrethimin e plotë të shqiptarëve. U bë një sulm brutal ndaj serbëve dhe bëmë pyetjen pse nuk e bëri këtë KFOR se mund të kishte më pak viktima.

3 serbë nga Kosova kanë vdekur nga zjarri i snajperit nga një largësi e madhe ku nuk ka pasur nevojë që të likujdohen. Kemi frikë se ka vdekur dhe një i katërt. Ne e kemi monitoruar çdo gjë që ka bërë policia shqiptare dhe po presim që t’i ofrojmë ato dëshmi.

Ne kemi inicizime zanore qysh policët shqiptarë qeshin dhe thonë “le t’i lëmë të vdesin”. Kemi xhirime që e vërtetojnë një gjë të tillë. Presim që këtë ta konfirmojë dikush. Ata shfrytëzuan snajperë dhe qëlluan dhe në shtëpi private ku nuk ishte askush, ishin të moshuar aty. Manastiri dhe kisha në asnjë mënyrë nuk janë përfshirë në këtë situatë./tvklan.al

NGJARJE TË TJERA

spot_img