Manastiri i Decanit i ka quajtur dezinformata raportimet se janë gjetur armë brenda Manastirit të Banjskës, ku të dielën rreth 30 pjesëtarë të grupit terrorist serbë.
Sipas reagimit të Manastirit të Decanit, kisha ortodokse nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet e fundit ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Sipas burimeve ndërkombëtare në Kosovë, gjatë bastisjes brenda manastirit dhe objekteve të tij, NUK U GJETUR ARMË. Kisha nuk kishte asnjë lidhje me këto ngjarje tragjike, dhe murgjit dhe pelegrinët u gjendën vetëm në zjarr të kryqëzuar. Faleminderit Zotit që askush në manastir nuk u lëndua. Besimtarët nga Novi Sadi pritet të kthehen sot në atdhe”, thuhet ne reagim.
Sipas tyre në rrjete sociale po shpërndahen dezinformata për ta dëmtuar kishën dhe manastirin e Bansjkës.
“Sulmet dashakeqe dhe përhapja e informacioneve të rrejshme në disa rrjete sociale në Kosovë, të cilat kanë për qëllim Kishën tonë, murgjit dhe besimtarët tanë në Manastirin e Banjskës – të cilët pësuan stres të madh dhe kaluan një situatë të vështirë – nuk kontribuojnë për paqen, por vetëm rritja e tensioneve ndëretnike në Kosovë”, thuhet në reagim.
Tutje në reagim thuhet se tre murgjit e kishës të cilët janë fotografuar në stacionin policor në Prishtinë, nuk kishin të bëjnë me ngjarjet e fundit në veri, por sipas tyre kanë shkuar për ta rregulluar dokumentacionin me ndihmën e OSBE-së.