spot_img

Sulmi terrorist ndaj Policisë, Sveçla: Gjetëm dokumente të Radojiçiqit, dëshmojnë pjesëmarrjen e tij në këtë aksion

spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën ku po prezantohen arsenali i armëveë, uniformave dhe pajisjeve logjistike të konfiskuara nga Policia e Kosovës në veri, janë gjetur edhe dokumente të Milan Radojiçiqit, i cili është në listën e zezë të ShBA’së dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Sveçla ka thënë se kjo dëshmon lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Radojiçiqit në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës dje në orët e para të mëngjesit, ku u vra polici Afrim Bunjaku, raporton Express.

Sveçla ka deklaruar se ekspertët vendor dhe të huaj kanë vërtetuar se për këtë sasi armatimi dhe përgatitje të tilla, duhen së paku disa muaj.

“Organizim terrorist që është udhëhequr dhe urdhëruar direkt nga Beograd. Nga eskpertë vendor dhe të huaj është vërtetuar se për sasi armatimi dhe këto përgatitje duhen së paku disa muaj. Pra nuk ka të bëjë asgjë me një organizim ad-hoc, të shpejtë dhe të ditëve të fundit. Në këto materiale, poashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që poashtu është në listën e zezë të ShBA’së, Milan Radojicic, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij në këtë aksion”, ka thënë Sveçla para gazetarëve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img