Pronarët e Liverpoolit, kompania Fenway Sports Group kanë shitur një pakicë të aksioneve në klub.
Pronarët me bazë në Boston të skuadrës së Ligës Premier kanë dashur prej kohësh të sjellin investime të jashtme.
Sipas mediumit Daily Mail, FSG tani ka përfunduar një marrëveshje për të shitur një pakicë të aksioneve në klub tek investitorët amerikanë Dynasty Equity.
Aksionet që Dynasty Equity po merr në Liverpooli thuhet se vlejnë rreth 80-160 milionë funte.
FSG janë ende në kontroll të plotë të klubit dhe nuk kanë dëshirë të heqin dorë nga pushteti pasi aksionet janë minorancë.
Megjithatë, investimi nuk është një përfitim i madh as për ekipin. Klubi nuk do të jetë në gjendje të rrisë shpenzimet e tij për transferime si rezultat i marrëveshjes.