Gjatë kësaj fundjave zhvillohen ndeshjet e xhiros së 8-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për delegimin e gjyqtarve.
Kjo xhiro sjell ndeshje tepër interesante, ku njëra prej tyre është ajo mes Ballkanit dhe Llapit, të cilat kryesojnë tabelen e Superligës, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë, më fillim nga ora 15:00.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Ilir Mehmeti.
Të dielen në stadiumin “Sami Kelmendi”, në Lipjan, zhvillohet derbi më i madh loakl në Kosovë, ai mes Dritës dhe Gjilanit.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga Erdall Zasella.
Më posht i gjeni gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve të xhiros së 8-të të Superligës së Kosovës.